Presidenti Rodrigo Duterte paralajmëron se Filipinet mund të “shpërthejnë” nëse kryengritja e vazhdueshme islamike nuk shuhet menjëherë. “Unë jam i gatshëm të rrezikoj me ligjin ushtarak dhe unë do t’i ndaloj ata” tha presidenti kontrovers.
Gjatë një konference shtypi të mërkurën, Duterte bëri një deklaratë të theksuar për udhëheqësit botëror që e kanë akuzuar atë për abuzime me të drejtat e njeriut, ndërsa së fundi ka shpërthyer një kryengritje në jug të vendit. Ai nuk ka lënë asnjë dyshim mbi planet e tij kundër milicisë së lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik, të cilët kanë rrethuar qytetin jugor Marawit.
Në përgjigje të sulmit të të paktën 100 kryengritësve, Duterte ka vënë gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin jugor Mindanao. Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur për 60 ditë, por Duterte njoftoi se mund të zgjatet për një vit. Në rajonin Mindanao jetojnë rreth 20 milionë njerëz, ose një e treta e vendit.
Imponimi i ligjit ushtarak është veçanërisht delikat në Filipine, sepse kjo masë është përdorur nga diktatori Ferdinand Marcos, për të konsoliduar pushtetin e tij për 20 vite, deri në vitin 1986.
Nga luftimet në Marawi së paku dy ushtarë dhe një polic kanë mbetur të vrarë, ndërsa janë plagosur edhe 12 të tjerë. Situata detyroi Duterten të shkurtonte në disa orë vizitën 5 ditore në Rusi. Qyteti Marawi banohet nga 200 mijë persona. Kryengritësit kanë djegur një katolike, një burg dhe dy shkolla si dhe disa shtëpi.
Kryengritja e fundit ka çuar vendin në prag të kaosit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...