Një tjetër kompani prezenton vaksinën kundër Covid-19

23:18 | 26 Janar 2021
Trina Galanxhi

Kompania amerikane Johnson & Johnson do të prezentojë vaksinën e saj kundër koronavirusit gjatë javës së ardhshme.

Ajo do të publikojë rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës kundër Covid-19, shkruan CNBC, transmeton portal arbresh.info

Kompania ka deklaruar se rezultatet do të jenë transparente dhe shumë shumë përfshirëse për sa i përket mbulimit të grupeve të ndryshme bazuar në përkatësinë etnike, moshën, zonën gjeografike dhe duke përfshirë afrikano-amerikanët, latinës dhe të moshuarit.

Rezultati mund të sjellë ndryshime gjatë provave për shkak të zbulimit të llojit të ri të koronavirusit, që është shumë më ngjitës se ai i mëparshmi.

Vaksina Johnson & Johnson mund të licencohet për përdorim që në muajin e ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme