Një tjetër komandant rus u vra nga forcat ukrainase

18:52 | 23 Mars 2022
KRG

Një tjetër kolonel  rus është vrarë nga forcat ukrainase.

Bëhet fjalë për  kolonelin  Aleksey Sharov, komandant i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi.

Skynews shkruan se vdekja e komandantit  është  konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarët vendas.

Ndërkohë sipas NewsWeek, vdekja e tij u njoftua përmes Telegramit nga komandanti ushtarak i Odessa, Sergei Bratsuk dhe më vonë u transmetua nga mediat ukrainase, duke përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Unikform.

“Komandanti i Brigadës së Marinës Ruse u neutralizua nga ushtria jonë,” tha Bratsuk, duke shtuar se “kjo do të ndodhë me këdo…që përpiqet të vrasë fëmijët tanë”. Lajmin për vdekjen e kolonelit rus e ka postuar në Twitter edhe oficeri i ushtrisë ukrainase Anatoliy Stefan.

Në të njëjtën kohë, këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Pontoliak, tha se gjashtë gjeneralë rusë ishin vrarë gjatë luftës, ndërsa një diplomat i lartë evropian i tha Foreign Policy se mund të kishte pesë gjeneralë të vdekur. Megjithatë, Foreign Policy tha se zyrtarët e inteligjencës perëndimore theksuan se deri në njëzet gjeneralë mund të kenë vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme