Një tërmet me magnitudë 7.0 godet brigjet e Kalifornisë Veriore, lëshohet paralajmërimi për cunami

21:10 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Humboldt të enjten në mëngjes, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami për një pjesë të Bregut të Veriut.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi rreth orës 10:44, në perëndim të Petrolia, Kaliforni në Oqeanin Paqësor.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për 45 milje në jugperëndim të Eureka, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tërmeti fillimisht u regjistrua me magnitudë 6.6 ballë, por USGS e përditësoi duke thënë se bëhet fjalë për një 7.0 ballë.

Një pasgoditje e dukshme që u regjistrua si një tërmet me magnitudë 5.8 goditi disa minuta më vonë pranë Cobb, Kaliforni në Lake County, sipas USGS.

Disa pasgoditje të tjera të dukshme u regjistruan gjithashtu disa minuta pas 7.0, të gjitha duke regjistruar të tillë me magnitudë 2.5 deri në 4.2 ballë.

Banorëve të bregdetit përgjatë bregut verior u është thënë të lëvizin në tokë më të lartë për shkak të paralajmërimit të cunamit. /Telegrafi/

Të ngjashme