Një tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë

11:57 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra ka qenë 66 kilometra nga qyteti Meulaboh, në perëndim të provincës Aceh. Është regjistruar në thellësi prej 11 kilometrave

Një tërmet me fuqi prej pesë ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Aceh në ishullin indonezian Sumatra.

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra ka qenë 66 kilometra nga qyteti Meulaboh, në perëndim të provincës Aceh. Është regjistruar në thellësi prej 11 kilometrave.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet tjera. Ende nuk ka të dhëna mbi viktimat eventuale në njerëz ose dëme materiale.

Edhe në rajonin Sinabanga më 9 prill është regjistruar një tërmet me fuqi prej pesë ballë.

Tërmetet janë dukuri të shpeshta në Indonezi. Në tërmetin me fuqi prej 7.5 ballë dhe cunaimin që pasoi më 28 shtator të vitit 2018 në gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi humbën jetën 4.340 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme