Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.3 shkallësh të Rihterit ka goditur ishullin e Veriut të Zelandës së Re, duke bërë që dridhjet të ndjehen në të gjithë rajonin, thonë sizmologët dhe banorët.
Sipas mediave të huaja, tërmeti goditi në orën 2:27 të mëngjesit dhe ishte përqendruar rreth 85 kilometra në lindje të Te Aroroa.
Ai goditi në një thellësi prej afro 81 kilometrash, sipas agjencisë sizmologjike të Zelandës së Re, GeoNet.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti kishte një fuqi paraprake prej 7.3.
Ndërkohë GeoNet, i cili vendosi madhësinë në 7.2, e përshkroi lëkundjen nga tërmeti si “të rëndë”.
Detajet rreth dëmeve ose viktimave nuk janë të ende të disponueshme, ndërsa Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se aktualisht po vlerëson nëse tërmeti mund të shkaktojë një cunami.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...