Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.3 goditi brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ndodhi 60 kilometra nën det, transmeton Telegrafi.
Rajoni është pjesë e Japonisë veriore që u shkatërrua nga një tërmet vdekjeprurës 9.0 dhe cunami, 11 vjet më parë që shkaktoi shkrirjen e centraleve bërthamore. Tërmeti i së mërkurës erdhi vetëm disa ditë pasi zona shënoi 11 vjetorin e katastrofës në mars të vitit 2011.
Agjencia lëshoi paralajmërimin për cunami për një rritje të detit deri në një metër në pjesë të prefekturave Miyahi dhe Fukushima. Televizioni kombëtar NHK tha se cunami mund të ketë arritur në disa zona tashmë.
Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të Japonisë lindore, duke përfshirë Tokion.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.
Pamjet të shpërndara kryesisht në rrjetet sociale tregojnë lëkundjet që reflektuan në disa zona.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?