Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

08:15 | 31 Korrik 2019
A. B.

Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte e shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë ndikim, ne kemi të bëjmë me sizmizmin që ekziston në Kretë dhe duam kohë për të vlerësuar situatën”, u shpreh profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas.

Kujtojmë, që Greqia është tronditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën, Selanikun dhe zona të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme