Një tërmet 4.2 ballësh ka goditur Gjermaninë

16:15 | 9 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Një tërmet 4.2 ballësh ka goditur Gjermaninë rreth orës 13:47, sipas kohës lokale, të shtunën.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Albstadtit, ndërsa lëkundjen u ndien edhe në të gjithë Zvicrën gjermanishtfolëse, siç raporton Blick.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej tetë kilometrash. Në nivelin e rrezikut nga tërmeti, ai ka nivelin 1 (pa ose pak rrezik).

“Ky tërmet është ndierë në pjesë të mëdha të Zvicrës”, tha shërbimi i tërmeteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme