Tre njerëz janë vrarë me armë zjarri të dielën në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, thanë zyrtarët izraelitë.
Ushtria izraelite tha se një burrë i armatosur erdhi në pikëkalimin Allenby nga pjesa jordaneze me një kamion dhe hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat e vranë atë gjatë këmbimit të zjarrit.
Tre civilët e vrarë në këtë sulm janë izraelitë, tha ushtria.
“Terroristi u eliminua nga forcat e sigurisë. Tre civilë izraelitë vdiqën në vendin e ngjarjes si pasojë e sulmit”, tha ushtria izraelite.
Shërbimi emergjent i Izraelit, Magen David Adom, tha se tre të vrarët ishin burra të moshës rreth 50-vjeçare.
Jordania nuk e ka komentuar ende këtë sulm.
Jordania bëri paqe me Izraelin në vitin 1994, por ka qenë kritike e ashpër e politikave izraelite karshi palestinezëve.
Pikëkalimi Allenby përdoret kryesisht nga izraelitët, palestinezët dhe turistët ndërkombëtarë.
Në Bregun Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli, është rritur dhuna prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – kreu një sulm në Izrael më 7 tetor.
Izraeli kryen arrestime pothuajse të përditshme në zonat e dendura palestineze. Për më tepër, dhuna e kolonëve izraelitë dhe sulmet palestineze ndaj izraelitëve janë rritur dukshëm prej vitit të kaluar./rel
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...