Shteti më i populluar i Australisë, New South Wales (NSW), tani është tërësisht në thatësi, zyrtarët kanë konfirmuar.
Një dimër i thatë ka intensifikuar atë që është quajtur thatësira më e keqe në kujtesën e gjallë në pjesë të Australisë lindore, transmeton portali arbresh.info.
NSW prodhon rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë. U regjistrua zyrtarisht si “100% në thatësira” të mërkurën.
Qeveritë shtetërore dhe ato federale kanë siguruar një fond prej 576 milionë dollarësh australianë në fondet e ndihmave emergjente.
“Nuk ka një person në shtet që nuk shpreson të shohë shi për fermerët tanë dhe komunitetet rajonale”, tha ministri NSW për Industritë Primare Niall Blair.
Mungesa e shirave ka bërë që ky shtet të jetë më i thatë se kushtet normale. Por, këtë problem nuk e ka vetëm NSW, më shumë se gjysma e fqinjit Queensland është në thatësi, kurse pjesë të Victorias dhe Australisë Jugore njashtu po përjetojnë thatësinë./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...