Një shpërthim është dëgjuar në qytetin rus të Krasnodar të premten në mëngjes, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve Tass dhe RIA Novosti.
Duke cituar selinë operative të territorit të Krasnodarit, agjencitë e lajmeve thanë se çatia dhe dritaret e një ndërtese në rrugën Morskaya ishin dëmtuar.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, shkruan CNN.
Disa video të shpërndara nëpër rrjete sociale tregojnë atë që duket të jetë një mjet ajror pa pilot në qiell, i ndjekur nga zhurma e një shpërthimi.
Imazhet e tjera të mediave sociale tregojnë tymin që ngrihet nga ndërtesa, dhe një imazh tjetër tregon ndërtesën e dëmtuar.
“Sipas informacioneve që vijnë në qendrën e thirrjeve të urgjencës së qytetit, në orën 04:17 të mëngjesit në qytetin e Krasnodarit, një shpërthim është dëgjuar në zonën e një ndërtese në rrugën Morskaya, 54/2”, tha Tass.
“Shërbimet e urgjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për viktima. Ka pasur dëmtime në çatinë dhe dritaret e ndërtesës, por nuk ka zjarr”, thuhet në raport.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha