Një shkencëtar thotë se njerëzimi mund të zhduket

12:43 | 1 Dhjetor 2021
A. B.

Ditët tona në planetin Tokë mund të jenë të numëruara.

Në fakt, nga fundi i këtij shekulli, popullsia globale mund të fillojë rënien e saj të pashmangshme, argumentoi paleontologu dhe redaktori i Nature, Henry Gee, në një opinion të ri për Scientific American – dhe nuk ka turp ta përdorë termin “zhdukje”.

“Unë dyshoj se popullsia njerëzore po shkon drejt jo vetëm tkurrjes por edhe kolapsit – dhe së shpejti”, shkroi ai.

Gee përmend mungesën e variacionit gjenetike, rënien e nivelit të lindjeve, dhe stresin e shkaktuar nga jeta në qytete të mbipopulluara si një recetë për fatkeqësi.

“Kërcënimi më tinëzar për njerëzimin është diçka që quhet ‘borxhi i zhdukjes’”, shpjegoi Gee. “Vjen një moment në përparimin e çdo specieje, madje edhe atyre që duket se po lulëzojnë, kur zhdukja do të jetë e pashmangshme, pavarësisht se çfarë mund të bëjnë për ta shmangur atë”.

“Speciet më të rrezikuara janë ato që dominojnë zona të veçanta të habitatit në kurriz të të tjerëve, të cilët tentojnë të migrojnë diku tjetër, dhe për këtë arsye janë të përhapura më hollësisht”, pohoi Gee. “Njerëzit pushtojnë pak a shumë të gjithë planetin dhe me sekuestrimin tonë të një pjese të madhe të produktivitetit të kësaj zone të habitatit mbarë planetit, ne jemi dominues brenda tij”.

Me fjalë të tjera, veprimet tona përfundimisht do të na arrijnë. Kjo do të thotë që njerëzimi mund “të jetë tashmë një specie e vdekur që ecën”, argumentoi Gee.

Për studiuesin, popullata jonë ka shumë më tepër gjasa të ‘shembet’, jo thjesht të tkurret.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme