E mbyllur për pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, radioja liberale e Moskës, Echo, ka gjetur shtëpi të re në Berlin, prej kur ka rinisur transmetimin.
Radioja “Ekho Moskvy”, e konsideruar si një prej zërave të fundit të pavarur në Rusi, është detyruar të ndalë punën, pas masave të rrepta të Kremlinit për mbulimin e luftës.
Disa punëtorë të saj janë larguar nga Rusia, përfshirë kryeredaktorin, Maxim Kurnikov, i cili ka nisur jetë te re në kryeqytetin gjerman, bashkë me disa ish-kolegë.
Të tjerët jetojnë në Letoni, Lituani dhe Gjeorgji.
Pavarësisht se janë shpërndarë nëpër Evropë, ata kanë thënë se heshtja nuk ka qenë kurrë në listën e mundësive.
Ata kanë rinisur transmetimin në një aplikacion të quajtur “Echo”.
Kurnikov ka thënë se autoritetet ruse kanë tentuar të bllokojnë aplikacionin, mirëpo nuk ia kanë arritur qëllimit.
Ata planifikojnë që shumica e punëtorëve të punojnë nga Berlini dhe që studion ta paguajnë me donacione.
Gjermania, e cila tashmë ka strehuar rreth një milion refugjatë ukrainas, është bërë destinacion i famshëm edhe për disidentët rusë.
Qeveria gjermane është zotuar se do të lehtësojë procedurat e vizave për gazetarët dhe rusët tjerë që i ikin persekutimit politik.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...