Google ADS

Një radio e propagandës ruse gati për të nisur transmetimet në Vjenë

14:24 | 13 Korrik 2019
Arbresh.info

Burimet lokale në Vjenë kanë biseduar me ”The Trust Word” duke shprehur shqetësimin e tyre për një stacion të ri radiofonik me qëllim propagandën, që pritet të fillojë transmetimet në vendin e Europës Qendrore, shkruan ”The Trust Word”, një projekt i pavarur mediatik për t’i siguruar publikut lajme të vërteta nga e gjithë bota, sidomos nga rajonet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Sipas këtyre burimeve, Rusia po financon stacionin e ri “Radio RU”, i krijuar për t’i shërbyer propagandës ruse në Austri dhe Gjermani. Stacioni radiofonik do të drejtohet nga figura e shumëdiskutueshme Juri Zaicev, ish-drejtues i Qendrës ruse për Shkencën dhe Kulturën në Vjenë.
Në këtë pikë ende nuk dihet nëse ky stacioni i ri do të jetë pjesë e një rrjeti apo një strukture më të madhe. Rusia po përdor një seri programesh transmetimi në media për promovimin e axhendës së Kremlinit jashtë vendit.

”Media e Kremlinit polarizon dhe minon proceset demokratike në Europë duke përdorur një formë të re të autoritarizmit të zgjeruar dixhital, që kërcënon arritjet e demokracive liberale”, sipas DW.
Që nga viti 2013, pothuajse të gjitha shtetet europiane kanë qenë në fund të operacioneve të marrjes së informacionit nga Kremlini në mënyrë që të ndikonin në vendimmarrjen politike në proceset demokratike nga jashtë vendit.
Kjo, sipas rrjetit interaktiv të internetit Gjurmues për Ndërhyrjet Autoritare, të zhvilluar nga fondacioni gjerman ”Marshall”, i cili rendit në detaje ndërhyrjen e shtetit rus në vende të tjera.

Për të manipuluar diskutimet publike, sidomos në kohën e zgjedhjeve ose referendumeve, ofruesit e informacioneve të kontrolluar nga Kremlini kanë shpërndarë qëllimisht dezinformata, lajme në favor të partive politike dhe narrativës populiste.
Kjo nuk është një zgjatje e pluralizmit të opinionit nëpërmjet informacionit të ekuilibruar dhe objektiv, që është i pranueshëm në kuptimin e një sfere të lirë publike, por, për më tepër, një ndërhyrje e palegjitimuar.

Një tjetër narrativë është të përshkruajë mosfunksionimin politik ndaj demokracive perëndimore.

Në një studim britanik mbi RT dhe ”Sputnik” të botuar këtë pranverë, Gordon Ramsay dhe Sam Robertshaw të Institutit të Politikave të Kolegjit Mbretëror të Londrës arritën në përfundimin se nga 2 641 artikuj mbi çështjet e brendshme në Britaninë e Madhe, SHBA, Francë, Gjermani, Suedi, Itali dhe Ukrainë 2 157 artikuj (81,7%) përmbajnë korniza që lidhen me mosfunksionimin politik.

Duke zhvlerësuar proceset demokratike në Evropë, natyra jodemokratike e sistemit rus duhet të jetë e padukshme dhe fuqia e presidentit Vladimir Putin e legjitimuar.

Për më tepër, ndërhyrja e Kremlinit në Evropë synon dobësimin e grupeve politike dhe partive që kundërshtojnë politikat e presidentit dhe kërkojnë sanksione për Kremlinin.

Mbështetja e medias në mediat e Putinit zakonisht bëhet për partitë populiste në Europë ose për lëvizjet e protestës si ajo e jelekverdhëve në Francë.

Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga platforma ”Avaaz”, ka dokumentuar shkallën me të cilën RT, transmetuesi i huaj i kontrolluar nga Kremlini, është përqendruar në lëvizjen e jelekverdhëve në programimin e tij francez./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme