Një qytet në Gjermaninë Lindore ka vendosur një ndalim të përkohshëm për refugjatët e rinjë në një përpjekje për të frenuar një numër incidentetsh të dhunshme që janë shënuar kohëve të fundit.
Cottbus, rreth 120 km në juglindje të Berlinit, është tronditur nga dhuna që kanë përdorur refugjatët dhe ekstremistët e krahut të djathtë në fillim të këtij viti, transmeton portali arbresh.info
Në fillim të javës, policia e shtetit ka njoftuar se dy adoleshentë sirianë janë arrestuar nën dyshimin për plagosjen e një të riu gjerman me thikë në fytyrë.
Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi një grup prej tre azil-kërkuesish sirianë, të moshës 14, 15 dhe 17 vjeç, sulmuan një burrë dhe gruan e tij jashtë një qendre tregtare.
Cottbus është qytet me popullsi rreth 100 mijë banorë, ndërsa ka pranuar rreth 3 mijë azil kërkues, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel hapi dyert për refugjatët dhe emigrantët gjatë vitit 2015.
Megjithatë, Cottbus nuk është qyteti i parë gjerman që vendos të mos pranojë refugjatë të rinjë.
Vitin e kaluar qytetet e Salzgitter, Delmenhorst dhe Wilhelmshaven në shtetin verior të Saksonisë së Ulët zbatuan një ndalim./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend