József Tichy-Grács nuk është si kandidatët e tjerë në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë që do të mbahen në prill, ai po kandidon i maskuar si pulë.
“Unë mendoj se njerëzit në Hungari kanë humbur besimin te politikanët njerëzorë, prandaj është e arsyeshme të supozojmë se ata do të besojnë një pulë apo një qen”, tha ai për Euronews.
Partia e e tij quhet “Patia e qenit me dy bishta” e themeluar në vitin 2006.
“Ne jemi partia më serioze në historinë e politikës hungareze”, tha ai.
Tichy-Grács tha se grumbullimi i 500 nënshkrimeve të nevojshme për të kandiduar si kandidat në qarkun e Gyor-Moson-Sopron nuk ishte e vështirë për të.
“Njerëzit më përkrahën me gjithë zemër,” tha ai. “Unë thjesht duhej të shkoja dhe të thoja premtimet e mia tek njerëzit dhe ata ishin të etur të regjistroheshin.
Aktualisht ai jeton në Austri, ndërsa tha se do të kthehej në Hungari nëse ai do të zgjidhej.
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...