Një shtetas amerikan, që ka marrë pjesë në trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan, ka kërkuar azil politik në Bjellorusi.
Në një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus, Belarus-1, Evan Neumann ka thënë se ka ndjekur këshillën e avokatit të tij dhe ka ikur në Evropë.
Ai ka thënë se ka qëndruar në Zvicër dhe Itali për disa kohë dhe se më pas ka shkuar në Ukrainë.
Në mesin e gushtit, ai është arrestuar nga rojet kufitare bjelloruse për kalim ilegal nga Ukraina.
Sipas Neumannit, ai ka vendosur të ikë në Bjellorusi dhe të kërkojë azil politik atje, pasi shërbimet e sigurisë në Ukrainë kanë filluar të shprehin interesim për të.
Ai përballet me gjashtë akuza federale për pjesëmarrje në trazirat në Kongres.
Në intervistën e tij për Belarus-1, ai i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si “persekutim politik”.
Më 6 janar, mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit 2020, në të cilat kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues.
Trazirat kanë lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një zyrtar të policisë.
Kongresi, megjithatë, ka arritur ta certifkojë rezultatin zgjedhor dhe Biden e ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.
Së paku 535 protestues janë arrestuar, por, deri më tani, janë shqiptuar vetëm disa dënime. /REL/
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...