Një polic në Egjipt vret dy turistë izraelitë

14:09 | 8 Tetor 2023
D.H

Një polic i Egjiptit hapi zjarr ndaj turistëve izraelitë në qytetin Aleksandria në Mesdhe, duke vrarë të paktën dy shtetas të Izraelit dhe një të Egjiptit, bënë të ditur autoritetet e të dyja shteteve.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha përmes një deklarate se në sulm është plagosur edhe një person, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se personi i plagosur është izraelit, i cili ka lëndime jo serioze. Kjo ministri tha se autoritetet izraelite po punojnë me Qeverinë e Egjiptit që izraelitët të kthehen në shtëpi.
Televizioni Extra News, që ka lidhje të ngushta me agjencitë e sigurisë së Egjiptit, raportoi se i dyshuari është arrestuar.

Sulmi në Egjipt vjen në kohën kur Izraeli po lufton për të dytën ditë me radhë me militantët palestinezë të Hamasit, pasi ata nisën një sulm ndaj Izraelit.

Egjipti është shteti i parë arab që ka arritur paqe me Izraelin në vitet ’70 dhe për një kohë të gjatë ka shërbyer si lehtësues në konfliktin izraelito-palestinez. Por, në këtë shtet ka sentiment të lartë kundër Izraelit, veçmas gjatë shpërthimit të dhunës me Izraelit dhe palestinezëve./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme