Një oficer i policisë franceze është lënduar të shtunën kur një veturë e kapluar nga zjarri shpërtheu në parkingun e një sinagoge në qytetin bregdetar La Grande-Motte, tha një zyrtar i unionit të policisë.
Policia tha se po e heton këtë incident si tentim zjarrvënie e qëllimshme.
“Një veturë shpërtheu përballë sinagogës në La Grande-Motte. Një oficer lokal u lëndua”, shkroi në X William Maury nga unioni i Aleancës së Policisë Nacionale.
Ai tha për BFM TV se polici i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
Mediat lokale raportuan se dy vetura u përfshinë nga zjarri dhe së një njërën prej tyre ndodhej një bombol gazi.
Policia e konfirmoi rastin si tentim zjarrvënie e qëllimshme, por nuk dha hollësi.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se policia është në kërkim të një të dyshuari.
“Dua t’i sigurojë qytetarët tanë hebrenj dhe qytetin [Le Grande-Motte] se e kanë gjithë mbështetjen time dhe dua të them se, me kërkesën e presidentit Emmanuel Marcon, janë duke u marrë të gjitha masat për ta gjetur autorin”, shkroi ai./rel
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...