Në Afganistan, dominimi i administratës qendrore, që është ristrukturuar pas pushtimit amerikan të Afganistanit më 2001, është zvogëluar, kurse prodhimi i opiumit është rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe me shpejtësi.
Rreth gjysma e vendit është momentalisht e kontrolluar nga organizata të ndryshme nga qeveria qendrore, sipas një raporti të prezantuar nga John Sopko, Inspektor i Posaçëm për Rindërtimin e Afganistanin (SIGAR), transmeton portali arbresh.info.
Organi mbikëqyrës që filloi punën në vitin 2008 në Afganistan ndjek projektet e zhvillimit dhe rindërtimit, duke dëgjuar kërkesat dhe ankesat e njerëzve.
Raporti bëri një vlerësim të përgjithshëm të sigurisë, performancës së institucioneve publike dhe shpenzimeve të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
U theksua se SHBA, që nga pushtimi, ka shpenzuar 132 miliardë dollarë në vend, megjithatë, shkalla e varfërisë është rritur.
Numri i atyre që kanë migruar për shkak të thatësirës ka tejkaluar ata që kanë emigruar si pasojë e konflikteve të armatosura.
SHBA shpenzuan 132 miliardë dollarë në Afganistan – 83.1 miliardë dollarë për sigurinë (4.5 miliardë dollarë për të luftuar kundër drogës), 33.7 miliardë dollarë për administratën dhe zhvillimin (4.3 miliardë dollarë për të luftuar kundër drogës), 3.5 miliardë dollarë për ndihma humanitare dhe 11.6 miliardë dollarë për operacionet civile.
Raporti, duke dhënë të dhënat e Misionit të Mbështetjes së Përhershme të NATO-s në Afganistan, theksoi se numri i rretheve nën kontrollin / ndikimin e qeverisë afgane ka rënë me 16 për qind që nga nëntori i vitit 2015.
Talibanët dhe organizatat e tjera, nga ana tjetër, rritën kontrollin / ndikimin e tyre me 5.5 për qind. Përveç kësaj, zonat e kontestuara janë rritur me 11 për qind.
Shteti afgan ka kontroll mbi 226 nga 407 rrethe në mbarë vendin, dhe këto rrethe janë shtëpi për rreth 21.7 milionë njerëz, 65 për qind e popullsisë.
Talibanët dhe organizatat e tjera kanë kontroll / ndikim në 49 rrethe.
Megjithatë, ndryshimi më radikal ndodh në rrethet ku palët kontradiktore dështojnë të fitojnë kontrollin.
Forcat qeveritare dhe organizatat po luftojnë për dominimin në 132 rrethe, që do të thotë 32.4 për qind e rretheve./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...