Një shtetas serb sulmoi ambasadën e vendit të tij në Athinë, gjatë orëve të paradites së sotme në kryeqytetin grek.
Me një thikë në dorë, shtetasi arriti të hyjë me forcë në ambientet e ambasadës, por u izolua më pas nga forcat e sigurisë, deri në mbërritjen e forcave të policisë.
Aktualisht shtetasi serb është shoqëruar në një rajon policie në Athinë dhe po merret në pyetje për shkaqet që e çuan drejt këtij akti.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë pakënaqësi personale dhe nuk dyshohet për sfond terrorist.
Në ambientet e ambasadës ndodheshin personeli diplomatik, por asnjëri prej tyre nuk u dëmtua nga sulmi./TCH
Prishtina rikthen Donte Clarkun
Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë p...
Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese
Big Brother drejt fundit, nesër zbulohet data e finales së m...
Tërmeti i fortë godet El Salvadorin
Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit në Vlorë