Google ADS

Një person qëllohet për vdekje në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran

09:30 | 27 Janar 2023
K.B

Një burrë me pushkë të llojit Kalashnikov e ka qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, si dhe ka plagosur dy roje tjera të ambasadës, ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Ministria ka thënë se hetimet kanë nisur, derisa gjendjen e dy të plagosurve e ka përshkruar si “të kënaqshme”.

Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakun disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij.

Marrëdhëniet në mes të Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Bakuja është e afërt me rivalen historike të Iranit, Turqinë.

Irani po ashtu dyshon për bashkëpunimin ushtarak të Azerbajxhanit me Izraelin – i cili dërgon sasi të mëdha të armëve në Baku – duke thënë se Tel Avivi mund të përdorë territorin e Azerbajxhanit si urë kundër Iranit./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme