Një person ka vdekur dhe gjashtë janë plagosur nga një sulm në Illinois të ShBA-ve

16:10 | 6 Shkurt 2021
A. B.

Një persona ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë në një hotel në Illinois të SHBA-ve.

Policia iu përgjigj telefonatës për të shtëna në katin e pestë të resortit “Indian Lakes” në orën 2 e 35 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Disa nga viktimat ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët u dërguan në spital.

Besohet se në momentin e sulmit ndodheshin disa persona në një ose dy dhoma. Asnjë person nuk është arrestuar. Policia beson se sulmuesit tashmë kanë arritur të ikin.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe një ekip i forcave speciale, SWAT, për t’i siguruar dhomat ku u gjetën viktimat e sulmit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme