Një persona vdiq dhe 41 kanë pësuar djegie pasi një vullkan shpërtheu në ishullin Java të Indonezisë, thanë zyrtarët të shtunën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, banorët u filmuan duke ikur nga një re gjigante hiri nga mali Semeru.
Dëshmitarët i kanë përshkruar fshatrat aty pranë të mbuluara me mbeturina, dhe tymi i dendur që fshehte diellin, duke i lënë ata në errësirë të madhe.
Linjat ajrore kanë paralajmëruar për një re hiri që ngrihet deri në 15,000 metra.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:300 me kohë lokale. Autoritetet lokale kanë krijuar një zonë të kufizuar brenda 5 kilometrave nga krateri.
Thoriqul Haq, një zyrtar lokal, i tha Reuters se një rrugë dhe një urë nga zona në qytetin e afërt të Malang ishte shkëputur.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë