Një parti opozitare, e cila i përkrah kurdët, është duke e shqyrtuar tërheqjen e deputetëve të vet nga kuvendi i Turqisë për shkak të presionit të vazhdueshëm me të cilin po përballet dhe në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin e 24 kryetarëve të komunave në tre muajt e fundit.
Deputetët, kryetarët e komunave dhe zyrtarët nga radhët e Partisë Demokratike Popullore do të takohen të mërkurën në Ankara për të diskutuar rreth gjendjes së krijuar dhe për të marrë vendim për reagimin që do ta bëjë kjo parti ndaj vendimeve të qeverisë turke.
“Do t’i vazhdojmë përpjekjet tona kundër largimit të kryetarëve tanë në secilën platformë. Njëra nga pyetjet për të cilën do të ofrojmë përgjigje është nëse do t’i tërheqim deputetët tanë nga kuvendi”, tha Saruhan Oluc në një konferencë për gazetarë.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, dhe qeveria e tij e akuzojnë Partinë Demokratike Popullore për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Organet turke të drejtësisë i kanë ndjekur penalisht mijëra anëtarë të kësaj partie dhe disa prej liderëve të saj.
Qeveria turke në muajt e fundit i ka shkarkuar disa kryetarë komunash të kësaj partie në pjesën juglindore të vendit nën akuzën për lidhje me terrorizmin. Dy ish-liderë të partisë janë duke e vuajtur dënimin me burg që nga viti 2016 për shkak të akuzave për terrorizëm, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...