Një oficer iranian u vra nga sulmet e dyshuara ajrore të Izraelit, pranë qytetit sirian të Alepos.
Saeed Abyar, anëtar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), ishte një nga 17 personat e vrarë në sulmin e 3 qershorit, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC-në.
As IRGC-ja, as Qeveria iraniane nuk e komentuan zyrtarisht sulmin pranë Alepos.
Megjithatë, ministri i përkohshëm i Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Baqeri Kani, arriti në Siri më 4 qershor, pas qëndrimit në Liban një ditë më parë.
Abyar është oficeri i parë i IRGC-së që vritet në një sulm të dyshuar izraelit që nga 1 prilli.
Në atë ditë, sulmet në kompleksin e Ambasadës iraniane në Damask lanë të vrarë shtatë anëtarë të IRGC-së, përfshirë dy gjeneralë.
Irani u përgjigj me një sulm të paprecedentë me raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe kërcënoi se do të hakmerret ndaj çdo sulmi tjetër, që ka në shënjestër interesat e tij në rajon.
Teherani ka një prani të madhe ushtarake në Siri, ku Izraeli, kohë pas kohe, kryen sulme kundër lokacioneve të lidhura me Iranin.
Raz Zimmt, një studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me bazë në Izrael, i tha Radios Evropa e Lirë se objektiv i Izraelit ka të ngjarë të ketë qenë një depo municioni dhe se Abyar dhe të tjerë kanë qenë afër.
Por, pavarësisht kësaj, tha ai, Izraeli ka treguar se nuk frenohet nga kërcënimet e Iranit për hakmarrje.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...