Burgjeve në Britani të Madhe po u shtohet numri i shqiptarëve. Kryesisht shqiptarët në Britani arrestohen për trafikim me narkotikë, por nuk mungojnë dënimet për vepra tjera kriminale.
Numrat e lëshuara nga Ministria e Drejtësisë në Britani, tregojnë se shqiptarët tani janë më të shumtë në burgje britanike se sa polakët. Gjithsej janë 876 të burgosur shqiptarë nga 9089 të huaj të burgosur në këto burgje.
Numri është dyfishuar prej vitit 2015 kur ishte raportuar për vetëm 475 shqiptarë të dënuar.
Daily Mail i ka kushtuar një shkrim grupeve kriminale shqiptare për jetën e tyre të jashtëligjshme.
“Grupe të organizuara shqiptare kanë arritur të futen me fuqi në tergjet e drogës në Britani. Ata postojnë foto online të armëve të tyre, veturave dhe makinave luksoze”
Ndër më të njohur është banda Hellbanianz, që është me bazë në Barking në Londrën lindore. Në vend që të fshehin aktivitetet e tyre ilegale sikur të gjitha bandat kriminale, grupi tregon pasurinë dhe armët online, duke marrë më shumë se 100 mijë ndjekës.
Arsyeja që shqiptarët përfundojnë në burgje është e qartë. Ata mashtrohen nga një jetë luskoze duke shitur narkotikë, e cila më pas kthehet boomerang./Gazeta Express/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...