Afërsisht 20 për qind e gjimnazistëve dhe studentëve në Indonezi mbështesin vendosjen e kalifatit në shtetin me numrin më të madh të myslimanëve në botë.
Indonezia është njohur për reputacionin e tolerancës fetare, por viteve të fundit me ngjitjen në skenë të grupeve radikale islame po rrezikon demokracinë e re, transmeton portali arbresh.info
Shumica e indonezianëve praktikojnë formën e moderuar të Islamit dhe vendi ka pakica të konsiderueshme të hinduve, të krishterëve dhe njerëzve që i përmbahen besimeve tradicionale. Diversiteti religjioz është i ruajtur në kushtetutën e tij.
Sondazhi i një organizate me qendër në Xhakartë anketoi mbi 4,200 studentë myslimanë, kryesisht në shkollat e larta dhe në universitetet në ishullin Java, vendi i më shumë se gjysmën e popullsisë së shtetit.
Gati një në katër studentë thanë se ishin, në shkallë të ndryshme, të gatshëm të nisnin xhihadin për të arritur një kalifat.
“Kjo tregon se mësimet intolerante tashmë kanë hyrë në universitetet dhe shkollat e mesme”, tha anketuesi Alvara, i cili bëri hulumtimin, në raportin e tij.
“Qeveria dhe organizatat e moderuara islamike duhet të fillojnë të marrin hapa të prekshëm për të parashikuar këtë dhe të jenë të pranishëm në qarqet e nxënësve me gjuhë që është e lehtë për ta për të kuptuar”, shtoi raporti.
Autoritetet shtetërore nuk kanë komentuar gjetjet e raportit./arbresh.info/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër