Të jesh fëmijë në Siri, Afganistan apo Somali do të thotë të jetosh në një nga vendet më të rrezikshme në botë, ka deklaruar Save the Children.
Në këto zona, sulmet ndaj fëmijëve në shkolla dhe spitale janë duke u kthyer në normalitet, transmeton portali arbresh.info
Sipas një raporti të publikuar gjatë ditës së enjte nga organizata Save the Children, më shumë se 357 milionë fëmijë jetojnë në zonat e luftës dhe të konfliktit.
Rreth gjysma e të prekurve, rreth 165 milionë fëmijë, jetojnë në konflikte “me intensitet të lartë”.
Të rinjtë në Lindjen e Mesme kanë më shumë gjasa të jetojnë në një zonë të klasifikuar si zonë lufte.
Afrika është renditur si rajoni i dytë më i rrezikshëm.
Në lidhje me vendet e veçanta, Siria, Afganistani dhe Somalia kryesuan listën e vendeve më të rrezikshme për fëmijët.
Vende tjera të rrezikshme janë edhe Mianmar, Bangladeshi, Iraku dhe Jemeni.
Ka pasur një rritje të dukshme në vrasjen dhe toruturimin e fëmijëve. Që nga viti 2010, numri i rasteve të verifikuara nga OKB është rritur me pothuajse 300 përqind.
Raporti fajëson disa faktorë për rritjen e përgjithshme. Ai thotë se konfliktet sot priren të jenë të zgjatura dhe shpesh luftohen në zona me popullsi të dendur, me sulme ndaj vendeve më të sigurta, sikurse konsiderohen shkollat dhe spitalet./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok