Sipas një studimi të Eurostat, një në dy shtetas të BE-së (53 për qind) të moshës 16-74 vjeç kanë kërkuar online informacione shëndetësore në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacioni në të cilin kanë arritur lidhen me dëmtimet, sëmundjet, ushqimin, përmirësimin e shëndetit ose të ngjashme.
Kjo është 2 për qind më e lartë se një vit më parë (53 për qind krahasuar me 51 për qind) dhe 19 për qind më shumë se në vitin 2009 tha zyra e statistikave të BE-së.
Megjithatë, kjo ndryshon në 27 shtetet anëtare të bllokut.
Pjesa më e lartë është regjistruar në Finlandë, ku 76 për qind e përdoruesve kërkuan në Internet tema të lidhura me shëndetin në tre muajt e fundit, e ndjekur nga Holanda (74 për qind), administrata greke qipriote (69 për qind), Danimarka (67 për qind) dhe Gjermania (66 për qind).
Nga ana tjetër kërkimet më të ulëta janë vërejtur në Bullgari (30 për qind), Rumani (31 për qind), Itali (35 për qind), Poloni (47 për qind), Letoni dhe Slloveni (të dyja 48 për qind).
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...