Një ndihmës i kryeministrit ukrainas, Volodymyr Hroysman po akuzohet se ka spiunuar për Rusinë.
Stanislav Yezhov sot para gjyqit u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave, duke thënë se hetuesit nuk kanë asnjë provë që dëshmon se ai ka qenë spiun i Rusisë.
Në gjykim, prokurori Oleksiy Vdovychenko ka prezantuar materiale që sugjerojnë se Yezhov në mënyrë elektronike ka dërguar audio-incizime te një person i panjohur dhe i ka dërguar mesazhe rreth bisedimeve ndërmjet zyrtarëve ukrainas dhe përfaqësuesve të qeverive të huaja.
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 3 shtator.
Yezhov, që e ka shoqëruar kryeministrin ukrainas Hroysman në udhëtime jashtë vendit dhe shpesh ka përkthyer për të, ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat se ka vepruar “në interesat e shërbimeve të huaja të sigurisë të shtetit agresor”.
Nëse gjendet fajtor, Yezhov mund të dënohet me 15 vjet burgim.
Yezhov paraprakisht kishte punuar në Ambasadën e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe në Zyrën e Presidencës ukrainase.
Rënie e ndjeshme temperaturash me reshje shiu e bore –...
Hamza sot në Ferizaj, prezanton kandidatët për deputet nga k...
Abdixhiku prezanton sot programin për Qendrën e Skijimit Bre...
LVV sot mban tubim elektoral në palestrën “Minatori” në Mitr...
Parashikimi i motit për këtë të diel
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdesin e katër...