Një muaj nga sulmi i Hamasit në Izrael, Muri Perëndimor ndriçohet me fytyrat e pengjeve të 7 tetorit

11:05 | 7 Nëntor 2023
E.K

Një muaj nga sulmi i Hamasit në Izrael, Muri Perëndimor ndriçohet me fytyrat e pengjeve të 7 tetorit

Turma njerëzish janë mbledhur në Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit gjatë natës, për të shënuar 1 muaj që nga sulmi i Hamasit mbi Izrael. Nga ky sulm, i cili erdhi pa paralajmërim, 1400 persona mbetën të vrarë dhe mbi 200 të tjerë u morën peng.

Njerëzit ndezën 1400 qirinj dhe fytyrat e 240 pengjeve, që vijojnë ende të jenë në duart e Hamasit në Gaza, u projektuan në muret qytetit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se Izraeli do të ketë përgjegjësi të plotë për sigurinë në Gaza, pas përfundimit të luftimeve.

Ai u deklarua i prerë kundër armëpushimit dhe se pauzat humanitare mund të arrihen vetëm nëse lirohen pengjet. Numri i viktimave në Izrael dhe Gaza i ka kaluar 12 mijë, ndërsa 240 pengje mbeten në duart e Hamasit.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëron se Gaza po shndërrohet në varrezë të fëmijëve dhe armëpushimi duhet të nisë një orë e më parë.

Margalit Zur, një 77-vjeçare izraelite, e cila kërkoi kthim të menjëhershëm të pengjeve gjatë një marshimi të mbajtur të shtunën, deklaroi se e ka humbur besimin te qeveria dhe siguria e vendit./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme