Google ADS

Një mori tërmetesh lëkundin Zelandën e Re

10:02 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Një mori tërmetesh janë ndjerë përgjatë Zelandës së Re , duke e ngritur për pak kohë frikën për cunami.

Tërmeti goditi ndodhi rreth orës 16:19 sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.

Magnituda ishte 6.7 dhe ndodhi rreth 785 km në veri-lindje të Whakatane, sipas GeoNet.

Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi që tërmeti 130 km  i thellë mund të krijojë cunami që do të prekte Zelandën e Re.

Minuta më vonë, tha se nuk kishte të ngjarë të ndodhte cunami.

Ky vend është tronditur nga një seri dridhjesh të moderuara që u ndien në të dy ishujt, nga Gjiri i Plenty në Gisborne dhe në drejtim të Wellingtonit në të njëjtën kohë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme