Google ADS

Një minutë heshtje për punonjësit e shëndetësisë në Britani

13:33 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Britania e Madhe të martën mbajti një minutë heshtje për të nderuar më shumë se 90 punonjës të shëndetësisë që humbën jetën në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u kthye në detyrë pas shërimit nga COVID-19 të hënën u bashkua me aksionin në zyrën e tij në Downing Street.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, konfirmoi të hënën se 82 punonjës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS) dhe 16 anëtarë të stafit të kujdesit shoqëror kanë vdekur deri tani ndërsa ishin në shërbim.

Hancock u premtoi familjeve të të gjithë mjekëve që kanë humbur jetën për një pagese prej 60 mijë funta (75 mijë dollarë) të sigurimit të jetës.

“Ndjejë një sens të thellë personal të detyrës se duhet të kujdesem për të dashurit e tyre”, tha ai gjatë brifingut të përditshëm të hënën.

Ai gjithashtu tha: “Sot, unë jam në gjendje të njoftoj se qeveria po krijon një skemë të sigurimit të jetës për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë dhe kolegët e kujdesit shoqëror”.

“Familjarët e stafit që vdesin nga koronavirusi gjatë punës së tyre në vijën e parë, do të marrin një pagesë prej 60,000 funta”.

“Sigurisht, asgjë nuk e zëvendëson humbjen e një të dashuri, por ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur familjet në pikëllimin e tyre”, tha ai.

Ky vendim erdhi mes debateve se punëtorët shëndetësorë në spitale dhe shtëpitë e përkujdesjes nuk kishin sasi të duhur dhe të mjaftueshme të pajisjeve të mbrojtjes personale.

Qeveria e Britanisë ka qenë nën vëzhgim në lidhje me çështjen e pajisjeve të mbrojtjes personale pasi mori 84 ton pajisje të tilla nga Turqia kohët e fundit.

Një dërgesë e madhe e pajisjeve të mbrojtjes personale pritet gjithashtu nga Kina.

Një minutë heshtje u mbajt në të gjitha qytetet e vendit, përfshirë Manchester dhe Birmingham, qytetet skoceze Glasgow dhe Edinburgh, kryeqytetin e Uellsit, Cardiff dhe kryeqytetin e Irlandës Veriore, Belfast.

Më shumë se 21,000 njerëz kanë humbur jetën në spitalet britanike nga koronavirusi deri më tani, sipas shifrave zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme