Numri i rasteve të infektuara me kolerë në Jemen ka arritur një milion, njofton Kryqi i Kuq.
Të paktën 2,226 besohen të kenë vdekur nga sëmundja që nga prilli, edhe pse numri i rasteve të reja është zvogëluar në 14 javët e fundit, transmeton portali arbresh.info
ICRC ka thënë se epidemia ishte duke përforcuar vuajtjet e një vendi të kapur nga lufta brutale.
Më shumë se 80% e jemenasve u mungon ushqimi, karburantet, uji dhe qasja në kujdesin shëndetësor.
Lufta midis forcave besnike ndaj Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi, i cili mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga sauditët dhe lëvizja rebele Houthi ka vrarë më shumë se 8,670 njerëz që nga marsi i 2015./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...