Pas Teksasit, Kalifornia është shteti i dytë që shënon një milion raste me Covid, gjersa edhe vendet e tjera po përballen me rritje të rasteve.
Shtete e Bashkuara kanë raportuar një rekord prej 153.496 infeksioneve të reja në të njëjtën ditë, sipas Universitetit John Hopkins, si dhe 919 vdekje, transmeton portali arbresh.info
Rastet ditore kanë qenë qindra mijëra për 10 ditët e fundit dhe mbi 67 mijë janë momentalisht nëpër spitale.
Kombi ka parë mbi 10.5 milionë raste dhe 242,000 vdekje deri më tani.
Kalifornia dhe Teksas – të cilat arritën momentin historik të zymtë në një milion raste – tani të dy kanë ngarkesa virale që tejkalojnë vendet e tjera, përfshirë Meksikën dhe Gjermaninë.
Rritjet kanë bërë që zyrtarët lokalë të ndërpresin përpjekjet për rihapjen në disa shtete./arbresh.info/
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...
Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituan...
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...