“Një milion dollarë për një lojë golf”, Trump zbulon se ftoi Biden të luanin së bashku

13:06 | 28 Korrik 2024
K.B

Kandidati për President i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një tubimi në Minesota zbuloi se i propozoi Biden të luajnë golf së bashku.

Trump se i kishte ofruar Biden një mundësi për të fituar 1 milionë dollarë nëse do ta mundte në një lojë golfi.

Sipas The Sun, Trump shtoi se kjo ofertë ishte refuzuar nga Biden.

“I thashë dëshiron të luajmë një lojë golfi së bashku? Ku të duash, nëse fiton do të të jap 1 milion dollarë.

Ai nuk kishte asnjë shans të fitonte me mua, prandaj refuzoi”, u shpreh kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, teksa iu referua fushatës së Biden dhe Harris.

Tubimi i Trump në Minesota zgjati më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa ai foli planet e tij për ekonominë, zbatimin e ligjit dhe ushtrinë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme