Një kanadez në mesin e të vrarëve në Londër

20:53 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Një shtetas kanadez është në mesin e shtatë të vrarëve në Londër në sulmin terrorist të mbrëmshëm, raporton Reuters, përcjell arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

“Kanada fuqishëm dënon sulmin e pakuptimshëm që ndodhi mbrëmë në Londër, ku u vranë e plagosën shumë njerëz të pafajshëm. Jam me zemër të thyer që një kanadez është në mesin e të vrarëve”, thuhet në deklaratën e Trudeau./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme