Një javë në det, anija ‘Lifeline’ me 250 emigrantë ndalet në Maltë

00:48 | 28 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Anija OJQ Lifeline, të cilën e refuzoi Italia dhe pati përplasje mes Macron dhe Salvini, pak pas orës 7:30 të së mërkurës është ankoruar në portin e Vallettas, në ishullin e Maltës.

Anija, pas disa orë pritjeje, në mëshirën e valëve dhe me shumë emigrantë duke luftuar me lodhjen dhe sëmundjet detare, kishte marrë në mëngjes leje për të hyrë në ujërat malteze dhe kërkoi strehim nga kushtet e këqija të motit.

Anija kishte kërkuar autorizim për t’u mbrojtur “të paktën nga dallgët e larta dhe era e fortë në brigjet e Maltës”. Natën e kaluar anija OJQ-ja kishte deklaruar: “Ne jemi të mbërthyer me rreth 250 persona në bord për pesë ditë (234 për të qenë të saktë), sepse askush nuk na ofron një strehë të sigurt.”

Marrëveshja erdhi vetëm të mërkurën. Kryeministri maltez, Joseph Muscat, shpjegoi se faji “bie mbi kapitenin” duke ju drejtuar kështu Italisë dhe BE-së. OK erdhi pas një marrëveshje të arritur nga tetë vendet ku emigrantët do të shpërndahen, por Gjermania mungon.

Ato janë Belgjika, Malta, Italia, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Holanda. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shpërndarë Ministrit të Infrastrukturave dhe Transportit Danilo Toninelli për këtë çështje.

“Lifeline po hyn në Maltë. Kjo është një fitore e madhe për Italinë, e cila mund të bëhet një fitore për të gjithë Evropën, por vetëm në qoftë se solidariteti do të mbizotërojë mbi egoizmin”./gsh/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme