Një iftar mes rrënojash

22:00 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Pamje nga iftari I sirianëve rebel në qytetin e Douma  janë shpërndarë gjithandej si simbol I elasticitetit përballë vdekjeve dhe shkatërrimeve të shumta.

Festimet në ambiente të jashtme janë bërë nga Fondacioni Adeleh një fondacion rebel me bazë nga Turqia, transmeton arbresh.info.

Kjo është java e fundit e ramazanit dhe, pavarësisht situatës së keqe, të gjithë  shihen të lumtur gjatë kohës së iftarit.

Zona në të cilën po mbahen këto festime është “zonë e sigurt” dhe përfaqësuesit e Adeleh thanë që po e shfrytëzojnë këtë situatë.

Qyteti i Doumas është një pikë qendrore e konfliktit prej gjashtë vitesh gjatë luftës civile. Kjo zonë kontrollohet nga rebelët islamik dhe u kanë mbijetuar sulmeve ajrore që nga viti 2012./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme