Një palestinez është vrarë gjatë përleshjeve më 30 gusht mes një sulmuesi dhe forcave palestineze të sigurisë në Bregun e pushtuar Perëndimor.
“Një qytetar është vrarë nga një sulm me armë zjarri brenda kampit [të refugjatëve] Tulkarm”, tha policia palestineze përmes një deklarate, duke shtuar se hetimi për këtë rast ka nisur.
Shkëmbimi i zjarrit nisi kur forcat palestineze tentuan të largonin armët dhe barrierat e vendosura nga militantët, thanë burimet palestineze të sigurisë për AFP-në.
“Forcat e sigurisë u përballën me zjarr në momentin që arritën në kamp me qëllim të largimit të barrierave dhe bombave të vendosura në skaj të rrugës brenda kampit”, tha një burim për agjencinë AFP.
Militantët palestinezë shpesh vendosin barriera dhe pajisje plasëse të improvizuara për të penguar inkursionet nga forcat izraelite, që kanë pushtuar Bregun Perëndimor që nga lufta gjashtëditore e vitit 1967.
Forcat palestineze së fundi kanë tentuar të rivendosin kontrollin në qytete dhe në kampet e refugjatëve, në përgjigje të përhapjes së armëve në mesin e të rinjve.
Përleshja e fundit e armatosur vjen në kohën e rritjes së dhunës në konfliktin izraelito-palestinez, që vetëm gjatë këtij viti ka marrë jetën e 222 palestinezëve.
Të paktën 31 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë po ashtu gjatë kësaj periudhe./rel
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...