Më shumë se 100 veturave i është vënë flaka brenda natës në vende të ndryshme të Suedisë, dhe besohet se atë e kanë bërë disa të rinj të maskuar që kishin organizuar një seri sulmesh të koordinuara që i kanë transmetuar live në rrjetet sociale.
Dhjetëra vetura janë djegur të hënën mbrëma në katër qytetet kryesore të Suedisë, Stokholm, Malmo, Gothenburg dhe Uppsala, transmeton Telegrafi.
Kryeministri suedez Stefan Lofven, ka reaguar ashpër pas këtij veprimi duke thënë “jam i nervozuar shumë, kam vetëm një pyetje për këta të rinj, çfarë dreqin jeni duke bërë?”.
Sipas raportit të policisë rreth 100 vetura janë demoluar plotësisht, si pasojë e vënies së flakës në disa sulme të sinkronizuara në qytete të ndryshme të Suedisë.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë identifikuar disa prej të rinjve të maskuar që besohet të jenë adoleshentë. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...