Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte

11:31 | 14 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi Rusia bombardoi maternitetin ku ajo duhej të lindte, ka mësuar Associated Press, transmeton arbresh.info.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar në botë, duke mishëruar tmerrin e sulmit.

Në video dhe foto pas bombardimit të spitalit në Mariupol të mërkurën e kaluar, gruaja u pa duke përkëdhelur pjesën e poshtme të barkut të gjakosur teksa shpëtimtarët e futën me shpejtësi nëpër rrënoja.

Gruaja u dërgua në një spital tjetër, më afër vijës së frontit, ku mjekët punuan për ta mbajtur atë në jetë. Duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, thanë mjekët, ajo u thirri atyre: “Më vrisni tani”.

Timur Marin, një kirurg, tha se e gjeti legenin e gruas të shtypur dhe ijën të shkëputur. Mjekët e sollën foshnjën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi shenja jete, tha Marin. Më pas u përqendruan te nëna.

“Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultate,” tha Marin. “Të dy vdiqën”./arbresh.info/

Të ngjashme