Një grua myslimane në Suedi ka fituar gjyqin pasi që iu është ndërprerë intervista e punës vetëm se kishte refuzuar të shtrëngonte duart.
Farah Alhajeh ishte duke aplikuar për punë si interpretuese kur ajo kishte refuzuar të shtrëngonte duart me intervistuesin mashkull për arsye të religjionit shkruan BBC përcjell arbresh.info
Ajo vendosi dorën në zemër në vend se të shtrëngonte duart.
Gjykata suedeze ka dënuar kompaninë për diskriminim ndaj saj dhe janë të detyruar të paguajnë kompensim $4,350.
Disa mysliman refuzojnë kontakt fizik me persona të gjinisë së kundërt, përveç atyre të familjes së ngushtë.
Megjithatë, shtrëngimi i duarve për disa vende evropiane është traditë.
Intervistuesi i kompanisë ka thënë se në kompani të dyja gjinitë janë të barabarta se nuk mund të tolerojnë refuzimin e një shtrëngimi duarsh për shkak të gjinisë, megjithatë gjyqtari vendosi me tre vota pro zonjës Alhajeh dhe dy kundër./arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...