Një grua 116-vjeçare fiton betejën me COVID-19

14:43 | 6 Shtator 2021
arbresh.info

Një grua 116-vjeçare me emrin Ayşe Karatay në qytetin perëndimor të Turqisë, Eskişehir, ka fituar betejën me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Karatay, e cila ishte diagnostikuar para rreth tri javësh, ishte marrë në kujdes intensiv në Spitalin e Qytetit.

Djali i gruas së moshuar, Ibrahim Karatay, në deklaratën për gazetarët tha se janë ndier shumë të lumtur kur e kanë marrë lajmin se nëna e tyre është shëruar.

Ai tha se nëna e tij ka marrë vetëm një dozë të vaksinës.

“Ishte e vaksinuar vetëm me një dozë Sinovac. Nuk kishte marrë dozën e dytë. Të kishte marrë dozën e dytë ndoshta do të kalonte më lehtë. Inshallah do te jetë më mirë. Ajo është sëmurë me virusin para tri javësh në mesin e familjarëve”, tha ai.

Karatay falënderoi personelin mjekësor për shërbimin ndaj nënës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme