Fotoreporteri Shiraaz Mohamed ka bërë një apel të dëshpëruar te qeveria e Republikës së Afrikës së Jugut dhe bashkësia ndërkombëtare që ta shpëtojnë nga duart e rrëmbyesve të armatosur në Siri, të cilët për lirimin e tij kërkojnë 1.5 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohamed u rrëmbye në fillim të vitit 2017 teksa punonte në një dokumentar për vuajtjet e refugjatëve sirianë dhe që atëherë është peng në qytetin sirian Darkoush.
Në video, një person i armatosur me maskë, i veshur me uniformë ushtarake, shihet duke ecur në një burg nëntokësor, ku e gjen Mohamedin duke fjetur në dysheme. I veshur me rroba të grisura, Mohamed shihet se është me sytë e lidhura nga personi i armatosur dhe më vonë prangoset. Ai dërgohet në një dhomë tjetër, ku i hiqet lidhësja tek sytë dhe sulmuesi fillon t’ia rruajë mjekrën.
Shumë i lodhur, Mohamed ulet në gjunjë dhe apelon qeverinë e Republikës së Afrikës së Jugut dhe bashkësinë ndërkombëtare.
“Quhem Shiraaz Mohamed, jam fotoreporter nga Afrika e Jugut. Ju lutem që të më ndihmoni, qeveria ime, miqtë, doktori Fekri Shabaan apo te kushdo qoftë që mbërrin kjo video”, porositi Mohamed, duke shtuar se që tre vite është në robëri dhe se jetën e ka në rrezik.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Shabanit që të bashkëpunojë me rrëmbyesit ose përndryshe ata do ta dëmtojnë atë.
“Dr. Fekri Shabaan, këta njerëz janë shumë të zemëruar me mënyrën se si jeni duke folur me ta. Me mënyrën se si po kryeni negociatat. Kushtet e mia të jetës deri herën e fundit që folët me ta ishin në rregull. Jeta ime është bërë shumë e vështirë. Ju lutem, ju lutem Dr. Fekri Shaban, ndryshoni mënyrën se si po flisni ose po negocioni me ta. Dëgjojini ata dhe jepuni atyre atë që dëshirojnë. Ju lutem! Jeta ime është shumë e vështirë”, tha Mohamed në video.
Mohamed gjithashtu tha se ai ka frikë se kapësit e tij mund të vendosin një plumb në kokën e tij nëse negociuesit e tij nuk bashkëpunojnë.
“Ata janë shumë të zemëruar për momentin. Unë nuk po ha siç duhet dhe ata thonë se nëse unë vritem, ju (Dr. Fekri) do të jeni përgjegjës për të. Më ndihmo të lutem! Përfundoni këtë makth ju lutem!”, tha ai.
Në muajin maj rrëmbyesit e Muhamedit publikuan videon e parë në të cilën kërkojnë 1.5 milionë dollarë për lirimin e tij.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua