Foshnja tetë muajshe u pranua në Splash, një klinikë për fëmijët obezë në Somerset, Anglia jugperëndimore.
“Tetë muajt janë jashtëzakonisht herët, por në atë moshë ne mund të bëjmë përparim të rëndësishëm për sa i përket mënyrës sesi ushqehen fëmijët. Është një mundësi vërtet e mirë për të ndryshuar gjërat”, komentoi Dr. Chris Knight.
Shumica e fëmijëve obezë që trajtohen në këtë klinikë i përkasin grupmoshës dy deri në katër vjeç dhe rreth 15 për qind e pacientëve janë më të vegjël se dy vjeç.
“Në moshën tetë muajshe, problemi është kryesisht se foshnjat konsumojnë sasi të mëdha qumështi. Fëmijët gjejnë rehati në qumësht, por marrja e tepërt mund të shkaktojë shtim në peshë”, shtoi Dr. Knight.
Peter Fleming, profesor i shëndetit të foshnjave dhe fiziologjisë zhvillimore në Universitetin e Bristolit, tha: “Nuk është e padëgjuar që foshnjat gjashtë muajshe të jenë seriozisht mbipeshë, sepse prindërit shpesh fillojnë t’u japin ushqim të fortë shumë herët”.
Që nga hapja në 2022, Splash ka ndihmuar më shumë se 50 familje./abcnews.al
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...