Google ADS

Një foshnjë 23-ditore vdes nga koronavirusi në Iran

23:38 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Në qytetin jugperëndimor të Iran-it, Bushehr, ka vdekur një foshnjë 23-ditore, për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë studentore të lajmeve në Iran (ISNA), kryetari i Qendrës për Luftimin Kundër Koronës në Bushehr, Said Kashmiri, tha se, “Në Bushehr dje humbën jetën 9 persona nga COVID-19, në mesin e të cilëve edhe foshnjë 23-ditore”.

Kashmiri tha se në spitalin e qytetit trajtohen 162 të sëmurë me COVID-19, prej të cilëve 35 janë të lidhur me respiratorë.

Në Iran deri më tani janë infektuar 267.061 persona, ndërsa kanë humbur jetën 13.608 nga virusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme