Google ADS

Një fëmijë emigrantësh emërohet ministër i Brendshëm

18:53 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministrja britanike, Theresa May ka zgjedhur Sajid Javid, për të zëvendësuar në Amber Rudd, në postin e ministrit të Brendshëm.

Rudd dha dorëheqjen pas skandalit të fundit, ku gënjeu Parlamentin mbi ekzistencën e kuotave të paracaktuara vjetore për dëbimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Downing Street.

Javid është një fëmijë emigrantësh pakistanezë dhe ashtu si Rudd, konsiderohet një mbështetës i çështjes së Brexit-it.

Sa i takon Rudd, mësohet se ish-ministrja tashmë i ka telefonuar kryeministres mbrëmjen e të dielës për t’i komunikuar vendimin e saj në mesin e kundërshtive në rritje dhe apeleve që ajo të japë dorëheqjen.

Ndërkohë në letrën e saj të dorëheqjes, Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva.

Vetë May tha se i vinte shumë keq të shikonte zonjën Rudd të largohej nga ministria e brendshme dhe se ajo duhet të ishte krenare për punën e bërë.

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme